Pavarësimi i futbollit kosovar
Me rrënimin e Autonomisë së Kosovës, që u bë me tanke e dhunë nga okupatori serb në Kosovë.
Me ndryshimet e dhunshme kushtetuese të vitit 1989 në muajin mars,
administrate serbe e instaluar në tërë Kosovën, ka intensifikuar dhunën
e saj në të gjitha segmentet përfshirë dhe sportin.
Në këtë drejtim siq u futën masat e dhunshme në të gjitha institucionet
kosovare , nuk u kursye as sporti.Ishte koha e rebelimit dhe
kundërshtimit gjithë popullor nga ana e qytetarëve kosovarë
(shqiptarëve, turqëve dhe boshnjakëve), për të kundërshtuar këto
masa.Në këto zhvillime të kundërshtimit të administratës së dhunshme
serbe që ishte instaluar gjithandej në Kosovë, lindi edhe nevoja e
organizimit të rezistencë paqësore aktive.Krahas arsimit e shëndetësisë
edhe sporti nuk qëndroi duarkryq.
Në këtë drejtim Federata e Futbollit të Kosovës u ndërtua dhe organizoi
sistemin e pavarur të garave të futbollit që nga viti 1991.Agim Bytyqi,
në fillim të gushtit të vitit 1991, ishte zgjedhur kryetar i parë i
FFK-së.Liria, ka luajtur rol historik në këto zhvillime, duke luajtur
edhe ndeshjen e parë hisotrike, me skuadrën e Ballkanit në Studenqan të
Suharekës.Ndeshja u luajtë me dt.20.08.1991 dhe ka përfunduar
1:1.Ndërsa, golin poashtu historik të parin në pavarësimin e futbollit
e ka shënuar, futbollisti i Lirisë, Flamur Bytyqi.
Autor: Bashkim Kajdomçaj












