Përparim Thaci
Futbollisti-dëshmorë që e deshi Lirinë
Në kohën kur kryente aktivitete në UÇK, Përparimi vijonte edhe stërvitjet ne KF Liria, si dhe mësimin në SHLP Xhevdet Doda
Përparim (Ali) Thaçi 30.06.1976 - 27.05.1998
Se KF Liria, ishte bërë pjesë e historisë më të re Kosovës, ishte jo vetëm fakti që ajo zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare në pavarësimin e futbollit (Studenqan, 20.08.1991:Liria-Ballkani) por nga radhët e saj në vijë të parë të frontit, ra edhe një dëshmorë.Më 27 maj 1998 Përparim (Ali) Thaçi ka rënë heroikshtë ndërmjet fshatrave Bella Cërkë e Xërxë,në kohën kur po kryente detyrat e ushtarit të UCK-së, të Shtabit të Drenocit.
Futbollisti i Lirisë Përparim Thaçi, para se të kyqej në radhët e KF Liria, kishte mbrojtur ngjyrat e Bashkimit nga Krusha e Madhe (anëtarë i Ligës së Tretë) dhe Studenqanit (Liga e II-të). Në KF Liria, u inkuadrua në sezonin 1997/1998, ku u shqua me talentë dhe disiplinë. Ishte absolvent i gjuhës angleze në SHLP Xhevdet Doda në Prizren. Përparimi u shqua me cilësit për të shënuar gol dhe ngritur ritmin e lojës. Sa herë që kyqej në lojë bënte kthesa. Ndërkoh, i edukuar në frymë kombëtare, me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare, bashkë me disa të rinj formoi celulat e para të UÇK-së për Anadrini e më pas edhe Shtabin e Drenocit, që vepronte në kuadër të Zonës së Pashtrikut.
Vepronte në konspiracion të madh si pjesëtar i UCK-së, pasi në të njëjtën kohë vazhdonte stërvitjet me bashkëlojtarët në stadiumin e Lirisë, atëherë (në Lagjen Arbana) dhe mësimin në SHLP Xhevdet Doda, sikurse që kryente detyrat e ushtarit të zellshëm të UCK-së.
Për konspiracionin e tij, rrëfente dikur edhe babai, Ali Thaçi (njëheresh aktivist i shquar sporti e që atë botë ishte anëtar kryesie i KF Liria) që ndante këto kujtime: nuk kam ditur se Përparimi ishte kyqur në radhët e UÇK-së. Vijonte ushtrimet në klub dhe mbrëmjeve të vona shkonte siq na thoshte ne, në sheti me shokët, pa lënë anash dhe mësimin.Ishte tejet i tërhequr, kishte edhe pak e po diplomonte në SHLP.Megjithatë, diq sikur e mundonte, por që asnjëherë nuk e shprehte,... ,jan kujtimet që shpesh i kishte përmenduar pas lufte baca Ali (tashmë dhe ai i ndjerë) me krenari , por edhe me dhembje për djalin që aq shumë i deshi: librin, topin dhe pushkën.
Ramadan Susuri, ish drejtor i Lirisë në atë kohë poashtu fletë me admirim për Përparimin:Ka qenë tejet i sjellshëm, disi i heshtur.Ai, në një moment i kishte thënë atij gjatë një stërvitjeje : ah sikur ti kasha disa xhupa (jakne kundër shiut dhe të ftohti, që i bartinin futbollistët gjatë stërvitjes) të tillë, do të më hynin shumë në punë. Sigurishtë që kjo ka patur të bënte me shokët e njësitit. Por, ne vërtetë nuk ishim në dijeni për aktivitetin çlirimtar të tij, thotë Susuri.
Me Përparimin na ndante kohë e shkurtër. Gjithëherë ishim bashkë, pasi kishim lidhje farefisnore. Kur kam mësuar lajmin e rënies së tij, jam habitur, ngase nuk kam ditur se po vepronte në radhët e UÇK-së , pasi në të njëjtën kohë vijonte stërvitjet dhe ishte shumë aktivë me mësime, shprehet Agron Beseni, ish futbollist i Lirisë.
Me 27 maj 1998 vritet në pusi nga forcat serbe, ndërmjet fshatrave Bella Cërkë e Xërxë, bashk me dy shokët e luftës , dëshmorët :Feim Gashi dhe Sakip Bellaqa, në kohën kur po shkonin në aksion. Ai, ra për të mos vdekur kurrë. Varrimi i Përparimit bëhet të nesërmen me nderime të larta ushtarake, në Drenoc, ku edhe vepronte shtabi, themelues i të cilit ishte.
Ndërkoh, pas çlirimit, eshtrat e dëshmorit Përparim Thaçi, pushojnë në fshatin e lindjes në Landovicë, në varrezat e dëshmorëve të kombit.
Në nderim të veprës së tij, Perfekti i Prizrenit, z.Kadri Kryeziu, me vendim të veçantë të Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës, stadiumit të qytetit, menjëherë pas lufte, i vuri emrin e dëshmorit, Përparim Thaçi.
Gjaku i tij e i shumë bijëve e bijave, bënë që sot topi të rrokuliset lirshëm anë e këndë stadiumeve të Kosovës.
Shokët, miqtë dhe bashkëlojtarët me pietet do të kujtojnë veprën e dëshmorit Përparim Thaçi, këtij luftëtari të madhë të Lirisë, ndërsa familja krenar që e pati një djalosh trim e të edukuar si Përparimi, që shkoi në përjetësi.
Autor: Bashkim Kajdomçaj












