Liria kthen nigerianin Ogbonnaya
Prizren, 29 korrik. Chukwudi Ogbonnaya nga e enjta (sot) është lojtar i Lirisë.Nigeriani që në vjeshtën e vitit të kaluar ishte pjesë e Lirisë, e më pas qe liruar (luajti me Sharrin në ndërkohë) ka bindur shtabin teknik të skuadrës bardhezi, për cilësit e tija.
Mendoj që kemi nevojë për këtë futbollistë.Ai, më pëlqeu në ndeshjen që luajtëm ditë më parë me Ferizajin.Është sulmues ekstrem, ka shpejtësi dhe forcë.Pres që të dëshmohet tek ne, ka thënë shefi i shtabit teknik të Lirisë, Behajdin Gjinali.
Ogbonnaya, në ndeshjen e zhvilluar me Lirinë, ditë më parë shënoi golin e vetëm për Ferizajin (ku po provohej).
Me të marrë vesh se Liria po interesohej ta kthente, nigeriani ka shfaqur interesimin.
Po.Njohë shumicën e lojtarëve këtu.Mendoj që kjo është përparësia.Vjeshtën e kaluar isha këtu, por më është dashur kohë të adoptohem.Shpresoj ta arsyetoj besimin e dhënë.Jam i kënaqur me kushtet e ofruara.Shpejt jamë dakorduar me zyrtarët e klubit për të qenë pjesë e tyre, tha nigeriani.
Ai, ka qenë pjesë e stërvitjes ditën e enjte dhe praktikishtë është lojtar i Lirisë, pasi me vete ka dokumentacionin e nevojshëm nga KF Sharri (ku dhe ka luajtur) dhe pritet ana formale për tu veshur bardhezi.
Adhuruesit e Lirisë, do të mund ta shohin nigerianin që ditën e shtunë në ndeshjen që Liria e luan me Ballkanin, në ora 17.00 në Përparim Thaçi.
Bashkim Kajdomçaj, zëdhënës












