Roland Duraku futbollisti më i kërkuar në tregun kosovar i mbetet besnik Lirisë - Duraku edhe një vit te Liria
Prizren, 29 korrik. Ka mbaruar qështja Duraku.Të mërkurën pasdite Roland Duraku i ka lënë gojëhapur të gjithë të interesuarit e tjerë, që prisnin shërbimet e tij.
Po. Kam pasur shumë oferta nga klubet në Kosovë por dhe në Shqipëri, kohëve të fundit.Më herët ka pasur interesim edhe nga Maqedonia e Kroacia.Mirëpo, sa i përket ofertave nga skuadrat kosovare, unë s'mund ta lë Lirinë për asnjë ofertë tjetër.Liria është skuadër shumë e organizuar dhe për momentin në Kosovë, nuk ia vlenë të ndërrosh mjedis.Këtu jam shumë mirë i akomoduar tashmë qe një vit.Lojtarët dhe publiku më kanë pritur mirë.Jam i adhuruar.Ka një profesionalizëm dhe seriozitet si askund tjetër në Kosovë.Do të mundohem që tua shpaguaj besimin drejtuesve të klubit dhe adhuruesve të shumtë me lojëra të mira, ka thënë Roland Duraku, që vlerësohet ndër futbollistët më të mirë në Kosovë, pas arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me Lirinë.
Edhe drejtori i skuadrës, Hatmi Gashi, nuk fsheh kënaqësinë për mbajtjen e Durakut në skuadër.Ai është njëri ndër lojtarët kyq, shërbimet e të cilit i kanë deshur shumë skuadra jo vetëm në Kosovë.Mirëpo, ne kërkuam nga Duraku që të jetë sëpaku edhe për një vit në Prizren dhe arritëm marrëveshje me këtë lojtarë cilësor.
Bashkim Kajdomçaj, zëdhënës












