Dështon mbajtja e Memorialit 'Thaçi-Rexhepi'
Prizren, 28 korrik.Memoriali Thaçi-Rexhepi i paraparë të mbahet para fillimit të stinorit, nuk do të mbahet.
Ideja për ringjalljen e Memorialit ka qenë e menjëhershme pas privatizimit të klubit.
Memoriali kushtuar Përparim Thaçit (ish futbollistë i Lirisë) dhe Naim Rexhepit (ish nënkryetar i Lirisë), që ranë në kohën e luftës, ka pauzuar para se klubi të ndërronte statusin.
Për ta ringjalur ate, drejtues të KF Liria kanë qenë të interesuar menjëherë pas marrjes në pronësi të klubit.Klubi ka këkruar mbështetje institucionale, për ti dhënë edhe më shumë kuptim veprës së të rënëve, ish anëtarëve të KF Liria.
Nuk kemi gjetur pëkrahje nga drejtuesit komunalë dhe jemi tërhequr nga riaktivizimi përkatësishtë mbajtja e Memorilait, për momentin.Ne, me kohë kemi dërguar gjithë shkresat në të gjitha adresat e zyrtarëve komunalë, por përgjigja nuk ka qenë pozitive, ka thënë Hatmi Gashi, drejtor.
Ai, më tej ka sqaruar.Ka qenë ideja që të ringjallet turniri aq më parë kur dihet se kujt i kushtohet, por në këtë moment smund ta marrim përgjegjësinë e organizimit si të vetëm, pa përkrahje institucionale.Ne, nuk heqim dorë nga mbajtja e Memorialit dhe kemi synim që ate ta ngjallim, por për këtë nevojitet përkrahja institucionale, duke ditur rëndësin e ramjes së dy ish anëtarëve të klubit tonë.
Pas lufte Qeveria e Përkohshme e Kosovës, përkatësishtë ish prefekti i Prizrenit, z.Kadri Kryeziu, me vendim të veçant i ka vënë emrin stadiumit të qytetit, emrin e dëshmorit Përparim Thaçi.
Të shtunën në ora 17.00 në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri garues 2010/2011, Liria luan ndeshje miqësore me Ballkanin në Përparim Thaçi.
Bashkim Kajdomçaj, zëdhënës












