Ndeshje miqësore Liria-Ferizaj 2:1 (2:0)

Prizren, 27 korrik. Liria ka shënuar edhe fitoren e dytë në fazën përgatitore.Këtë herë prizrenasit mundën rivalin nga Superliga, Ferizajin 2:1.

Liria, kohën më të madhe dominoi në fushë.Sidomos pjesa e parë ishte e diktuar nga golat dhe rastet.

Agron Skeraj, ka shënuar pas asistimit të Karahodës, me gjuajtje volej për 1:0.

Ndërkaq,Fatih Karahoda shënoi edhe golin e dytë për Lirinë kah përfundimi i pjesës së parë, me aksion vetjak, me goditje të fortë e precize, 2:0.

Në pjesën e dytë u bënë shumë zëvendësime nga të dyja taboret.

Ferizaj ka arritur të shënoi golin e vetëm përmes nigerianit Chima Uruozo.


Bashkim Kajdomçaj, zëdhënës 

Prapa