Të marten edhe një ndeshje miqësore Liria pret Ferizajin
Prizren, 26 korrik.Të marten në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri garues 2010/2011, skuadra e Lirisë do të luajë ndeshjen miqësore me Ferizajin.
Kjo ndeshje qe paraparë për javën që shkoi, por musafirët kishin kërkuar shtyerjen e saj për këtë javë.
Pra, të marten në ora 17.00 në stadiumin Përparim Thaçi, zhvillohet ndeshja miqësore:Liria-Ferizaj.
Edhe në këtë ndeshje sikur dhe në të tjerat që do ti kemi në kuadër të fazës përgatitore, do tu japim rastin shumicës së futbollistëve për të dëshmuar cilësit e tyre, ka thënë kryetrajneri, Behajdin Gjinali.












