Ndeshje miqësore: Liria-Studenqani 4:2 (2:2)

Prizren, 24 korrik.Të shtunën në ‘Përparim Thaçi’, Liria mposhti Studenqanin 4:2.

Ishte kjo ndeshje miqësore-kontrolluese në prag të edicionit të ri, ku të dy trajnerët provuan shumicën e futbollistëve potencial.

Fatih Karahoda ka shënuar dy gola, ndërsa Valon Bytyqi e Korab Cenaj nga një për Lirinë.Ndërkaq, për musafirët shënues i dyfishtë ishte Gegaj.

Në pjesën më të madhe të ndeshjes Liria qe skuadër dominante, sidomos pjesën më të madhe të 45 minutëshit të parë, kur edhe u shënuan dy gola dhe një mori rastesh mbeten të parealizuara për vendas.

Ndërkaq, kah fundi i pjesës së parë Studenqani brenda 3-4 minutash shënoi dy herë dhe barazoi rezultatin 2:2.

Pjesa  e dytë ishte poashtu dominuese nga vendësit që arritën të shënojnë edhe dy herë në portën e skuadrës nga Studenqani që përbëhej nga futbollistë të rinj dhe me perspektivë.

‘Një ndeshje mesatare.Mund të them që edhe temperaturat e larta e bënë te veten.Në përgjithësi për këtë fazë të përgatitjeve ka qenë një ndeshje, përkatësishtë paraqitje solide.Pres që të marten të luajmë edhe më mirë me Ferizajin dhe dalëngadalë të gjejmë pëbërjen më të mirë’, tha pas ndeshjes, kryetrajneri Behajdin Gjinali.

 

Bashkim Kajdomçaj, zëdhënës

Prapa