Të shtunën miqësore:Liria-Studenqani
Prizren, 23 korrik.Ka dështuar ndeshja miqësore e paralajmëruar ndërmjet:Lirisë dhe Frizajt.Ky anulim ka ardhur me kërkesën e Ferizajt.Ndeshja miqësore me këtë skuadër prtitet të zhvillohet javën që vie.Lajmin e ka bërë të ditur Behajdin Gjinali, kryetrajner i Lirisë.
Ndërkaq, të shtunën në Përparim Thaçi, zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet Lirisë dhe Studenqanit, skuadër kjo që është inkuadruar në Ligën e Parë të Kosovës.
Është një moment i mirë për të parë vlerat e angazhimeve që kemi bërë në këtë afat kalimtar.Në këtë ndeshje dhe në të tjerat që do të kemi, do të provojmë gjithë futbollistët për të nxjerrë përbërjen më të mirë, ka thënë Gjinali, që ka pohuar se :në klub është një atmosferë e shkëlqyer.
Ndeshja, Liria-Studenqani, zhvillohet të shtunën në Përparim Thaçi, në ora 17.00.
Bashkim Kajdomçaj, zëdhënës












