Nga përgatitjet e Lirisë në Ulqin - Liria mposhti Velezhin.
Ulqin, 7 shkurt. Ekspedita e KF Liria, që nga 2 shkurti ndodhet në përgatitje në Ulqin. Në kuadër të përgatitjeve sa më të mira, që ka për bazë shtimin e intensitetit të stërvitjeve, skuadra po zhvillon edhe një sërë ndeshjes kontrolluese.
Të dielën, Liria ka mposhtur skuadrën e Velezhit të Mostarit, anëtar i Premier Ligës së BeH-së, 1:0.Autor i golit ishte përforcimi më i ri, i rikthyeri në skuadër, Uliks Emra.
Jo vetëm që shënuam fitore, por tërë ndeshjen ishim më të mirë dhe patëm një mori rastesh. Në çdo element ishim skuadër më e mirë, dhe nëse bëhet krahasim i asaj çka u pa në këtë ndeshje Kosova është në nivel me futbollin boshnjak, ka thënë përmes telefonit nga Ulqini, Hatmi Gashi, drejtor.
Ai, poashtu njohtoi se ditët në vijim, Liria do të përballet edhe me Otranton nga Ulqini (anëtar i Ligës së Dytë Malazeze) dhe me një skuadër tjetër të Ligës së Parë të këtij shteti.
Po sipas Gashit, gjithëçka po ecën sipas dinamikës së punës që ka paraparë shtabi teknik, në krye me Behajdin Gjinalin.
Në kampinbardhezi, nuk ka të sëmurë dhe të lënduar, që është një e dhënë shtesë se Liria, po përgatitet sa më fortë për nismën e stinorit pranveror.
Bashkim Kajdomçaj, zëdhënës












