Liria udhëtoi në Ulqin
Prizren, 2 shkurt. Ekspedita e KF Liria prej 30-të vetash, udhëtoi të marten në mëngjes për në Ulqin.
Të prirë nga drejtori, Hatmi Gashi, dhe trajnerët: Behajdin Gjinali, Ali Maralusha e Blerim Zherka si dhe masazhisti Erdem Kotro, 25 futbollistë do të zhvillojnë stërvitjet më të rëndësishme në prag të fillimit të stinorit pranveror, 2009/10, në qytetin e Ulqinit
Behjadin Gjinali, para nisjes u shpreh optimistë për arritjen e objektivave në këtë qytet bregdetar.
Kemi në planë të zhvillojmë tre herë në ditë stërvitje gjatë qëndrimit tonë në Ulqin. Do ta shfrytëzojmë maksimalisht mundësinë e dhënë, pasiqë atje ka kushte më të mira jo vetëm atmosferike.Poashtu, planifikojmë që të zhvillojmë një sërë ndeshjes miqësore me skuadrat që do të jenë në Ulqin, ka thënë kryetrajneri, Behajdin Gjinali.
Ndërkaq, kapiteni Fitim Krusha para nisjes tha:Besoj që me shkuarjen tonë në Ulqin, ku kushtet do të jenë shumë më të mira, të përgatitemi sa më mirë për sfidat që na presin në kampionat dhe Kupë.
Ekspedita e Lirisë, udhëtoi për në Ulqin të martën në ora 8,00.
Bashkim Kajdomçaj, zëdhënsë












