Miqësore: Liria Rahoveci 5:0 (2:0)
Rogovë, 27 janar. mërkurën në Rogovë të Hasit, futbollistët e Lirisë dhe ata të Rahovecit, kanë zhvilluar një ndeshje miqësore.Nëpër kohë të ftohtë dhe teren të rrëshqitshëm, Liria ka mundur 5:0 Rahovecin.
Që të dyja skuadrat patën paraqitje solide, ndërsa bardh e zinjtë, u shquan për nga efikasiteti.
Autor të golave ishin: Roland Duraku, Ermin Gjananoviq,Uliks Emra (shënoi dy herë) dhe Alban Guci.
Ishte kjo ndeshja e parë sprovuese para edicionit pranveror, ku kryetrajneri Behajdin Gjinali u dha rastin të gjithë futbollistëve, përfshirë edhe Emrën e rikthyer dhe Buqajn e angazhuar nga Vëllaznimi.
Gjinali, ka anagazhuar edhe lojtarët e rinj që nga juniorët kanë kaluar në skuadrën e parë, si: Mazreku,Bytyqi, Kryeziu e Halilaj.Që të gjithë patën një performans të mirë.
Të shtunën Liria po në Rogovë të Hasit, luan me Besën, një tjetër ndeshje kontrolluese.
Bordi i KF Liria, falenderon komunitetin e fshatit Rogovë e Hasit, për mundësin që po i jep në shfrytëzimin e stadiumit të fshatit.
Më 2 shkurt Liria udhëton në Ulqin në përgatitje 12-të ditëshe.
Bashkim Kajdomçaj, zëdhënës












