KF Liria-skuadra e vitit
Më datën 20.01.2010 rreth orës 19:00h, në Restorantin e bukur RESIDENCË u organizua shpallja e Sportistit më të Dalluar nga ana e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport e që u organizua nën patronatin e Kryetarit të Kuvendit Komunal Z. Ramadan Muja, ka shpallur më të mirët për vitin që e lamë pas (2009).
Ndërsa, në mesin e më të dalluarve në fushën e sportit ka shpallur: KF LIRIA si skuadra më e dalluar në Komunën e Prizrenit për vitin 2009.
Në mesin e 10-të sportistëve më të dalluar ka shpallur futbollistin e KF Liria Fatih Karahoda si dhe në konkurencën e shpresave deri më 18 vjet ka shpallur futbollistin nga kategoria e juniorëve të KF Liria Denis Shishko.
Pra, këta ishin laueratët nga KF Liria për vitin që e lamë pas e që njëherit ishte shumë e sukseshme për KF Liria.
Informatën e përpiloi: Bashkim Beshi, sekretar












