Vazhdojnë përgatitjet e KF ‘Liria’ në Qendrën Rekreative ‘Getoari’

Prizren, 19 janar. Pas një javë pune që është bërë me nisjen e përgatitjeve, Liria nga parku i qytetit dhe përgatitjet në trim kabinet, nga sot (e martë) ka kaluar në qendrën rekreativo-sportive ‘Getoari’.

Për rrjedhën e deritashme, i kënaqur shprehet edhe shefi i shtabit teknik, Behajdin Gjinali.’Mund të them që gjithëçka po rrjedh sipas planit dhe programit që kemi hartuar si shtab. Disciplina është në nivel dhe po punojmë me ritëm normal. Pres të shtojmë intensitetin e punës. Ndërsa, tash me kalimin në ‘Getoari’, do të punojmë edhe me top, pos anës fizike. Këtu dosido kemi kushte më të mira edhe pse fusha nuk ka dimensionet siq ka ajo e futbollit të madhë’, ka thënë Gjinali.

Erdem Kotro, masazhist, ka pohuar se gjithë futbollistët janë mirë me shëndet.’Deri më tash ana shëndetësore e futbollistëve është shumë e mirë. Nuk ka të lënduar dhe as të ftohur edhe pse jemi në sezonin kur gripi sezonal shfaqet’.

Përforcimi më i madhë, Uliks Emra, poashtu shprehë fjalë të mira në këtë fazë:’Po punohet me zell të madh. Të gjithë jemi të përkushtuar.Ndërsa, unë jam pritur si në shtëpin time.Po kaloj një kohë të shkëlqyeshme në stërvitje.Amosfera poashtu është në nivel.I falenderoj gjithë shokët për këtë mikpritje, pas rikthimit në skuadrën time të zemrës’, ka thënë Emra.

Liria, më 2 shkurt shkonë në përgatitje 12-të ditëshe në Ulqin.

Bashkim Kajdomçaj, zëdhënës

Prapa