Kontrollimi mjekësor -Të gjithë futbollistët kalojnë testin me sukses

Prizren, 18 janar. Të gjithë futbollistët kanë kaluar me sukses testin e kontrollimit shëndetësor të hënën në Prishtinë.

Bashkim Beshi, sekretar i KF Liria, ka pohuar se skuadra seniore dhe ajo e juniorëve ka kaluar me sukses testin shëndetësor që të hënën e patën futbollistët e të dy kategorive të përmendura.

‘Po të hënën skuadra e parë (seniorët) dhe juniorët kanë pasur kontrollimin shëndetësor në Prishtinë. Është një e dhënë shumë e mirë se që të gjithë kanë kaluar me sukses testin shëndetësor.Pra, kjo i lehtëson punën në radhë të parë trajnerëve të skuadrës si dhe Bordit, të cilët mund të llogarisin në shërbimet e të gjithë futbollistëve pa pasur asnjë arsye për të pasur ndonjë intervenim shëndetësor për asnjërin nga futbollistët e seniorëve dhe të juniorëve’, ka thënë sekretari Beshi.

Behajdin Gjinali, poashtu është shprehur i kënaqur që futbollistët kanë dalur mirë ne testin shëndetësor.

‘Tashmë jemi të lumtur që asnjëri nga futbollistët tanë nuk ka dalur me komplikime, por përkundrazi që të gjithë janë shumë mirë me shëndet.Ky elementë na bënë të jemi edhe më të fortë dhe të përgatitemi sa më mirë për edicionin pranveror’, tha Gjinali.

 Bashkim Kajdomçaj, zëdhënës 

Prapa